Rolit dhe të mirat e Teknologjisë për fuqizimin e të Rinjve
IPSED dhe Microsoft Albania ne date 21 Qershor zhvilluan Microsoft NGO Connection Day i cili kete vit ju kushtua tematikës “Roli dhe të mirat e Teknologjisë për fuqizimin e të Rinjve”
Ky event u zhvillua ne kuadrin e iniciativës “Technology for good” e cila ka për qëllim promovimin e të mirave që sjell përdorimi i teknologjisë tek organizatat dhe shoqërisë civile të cilët punojnë kryesisht me të rinjtë, gjithashtu u shpalosën dhe përfitimet që mund të sjellë marrëdhënia e ngushtë me të rinjtë në këtë epoke dixhitale.
Gjatë takimit fjalën e mori dhe Z.Erkens Gjini (Menaxher i Biznesit OFIÇINA), i cili bëri dhe një prezantim për ndihmesën që jep OFIÇINA në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e Teknologjis së Informacionit nëpërmjet programit të akselerimit.
Microsoft NGO Connection Day ju kushtohet organizatave të shoqërisë civile duke u mundësuar akses në teknologji të Informacionit dhe Komunikimit nëpërmjet produkteve të Microsoft software dhe licensa.
Përgjatë këtij eventi organizatat pjesëmarrëse mësuan më shumë për shfrytëzimin e mundësive që Microsoft ofron nëpërmjet programit Youth Spark, aplikacioneve për software (grante për software të licencuar falas) si dhe platformën e re Office 365 .
Në këtë event pjesëmarrësit patën mundësi të diskutojnë rreth përdorimit të teknologjisë, sigurine kibernetike, privatesine dhe për arritjen e prezencës më të mirë në internet dhe që të ju shërbejnë më mirë komunitetit.